mk

en

sq

 

DATA: 11/12/2017

KOHA: 01:11:34

Per Per FULM | NGJARJET | Kuvendi qendror I FULM

 

Më 20 prill 2008 në hotel Jadran në Shkup, Shoqata e Qytetarëve FULM e mbajti kuvendin e përgjithshëm vjetor të 11-të. Në kuvend morën pjesë përfaqësues të 11 klubeve regjionale të ShQ FULM. Përpara kuvendit u drejtuan presidenti i Këshillit Drejtues të ShQ FULM - z. Stevo Androviq, presidenti i Këshillit Drejtues të Kursimores FULM - z. Zulfi Xhaferi, nënkryetari i Këshillit Mbykqyrës të ShQ FULM - z. Muamer Avdiu, si dhe përfaqësues nga zyra e revizionit Grant Thornton. Kuvendi i shqyrtoi dhe i miratoi Raportin e Këshillit Drejtues të ShQ FULM për vitin 2007, Vendimin për llogarinë vjetore të ShQ FULM për vitin 2007, Vendimin për shpërndarjen e fitimit të ShQ FULM për vitin 2007, Raportin e Këshillit Mbykqyrës të ShQ FULM për vitin 2007, Raportin e Këshillit Drejtues të Kursimores FULM për vitin 2007 si dhe Programin e punës për vitin 2008 të ShQ FULM. Në kuvend u vërtetua suksesi nga vendimet e sjellura në ShQ FULM në vitin 2007 të cilat kishin të bënin me shtimin e anëtarësisë, bashkëpunimin me USAID-in dhe VOKU-n për vazhdimin e projektit të kreditimit të studentëve dhe personave të papunë, vazhdimin e programit të partneritetit me Lidhjen e unioneve te kredive në Miçigan, vendosjes së bashkëpunimit me Asociacionin Kombëtar të unioneve të kredisë në Poloni si dhe investimeve në rrjetin afarist të Kursimores FULM të pasuruar me hapjen e sporteleve në Ohër.

 

 

Kalkulator për kredi

Kalkulator për depozita

Anketa

Derisa jeni të interesuar për punë praktike në Kursimoren FULM, dërgoni CV tuaj në info@fulm.com.mk

KURSIMORJA FULM info@fulm.com.mk

E autorizuar nga 04/12/2017