mk

en

sq

 

DATA: 22/08/2017

KOHA: 18:56:46

Per FULM | Programet me Partneret | USAID


Projekti i USAID-it për institucionet financiare rurale

Qëllimi i Projektit për institucionet financiare rurale është themelimi i institucioneve për kursim dhe kredi në pronësi të shfrytëzuesve të cilat mobilizojnë kursimet shtëpiake për riinvestim në hua produktive në bashkësinë rurale. Këshilli Botëror i Unioneve kredituese filloi aktivitetin në Shtator të vitit 1995 dhe krijoi kursimoren FULM. Projekti vendosi raport të vazhdueshëm midis Lidhjes së Unioneve kredituese të Miçiganit dhe Kursimores FULM të Maqedonisë.

Kursimorja FULM ishte mjaft e suksesshme në krijimin e bazës së anëtarësisë e cila reflekton karakteristikat e popullatës në Maqedoni. Që nga Shtatori i v. 2005, Kursimorja kishte 5 060 anëtarë nga të gjitha katërmbëdhjetë rajonet e Maqedonisë. Në pesë rajone të Maqedonisë janë themeluar gjashtë degë tërësisht funksionale. Gratë anëtare përbëjnë pak më shumë se 37% të anëtarësisë së tërë.

Pjesë e rëndësishme e suksesit dhe rritjes së vazhdueshme të anëtarësisë së Kursimores kanë qenë edhe aktivitetet e saja novatore, gjithëpërfshirëse dhe profesionale të marketingut. Për shkak të njollës që e kishin fituar kursimoret, Projekti zgjodhi që të reklamojë veten me moton "E ndryshme nga kursimoret tjera" dhe kjo strategji ka qenë tejet e suksesshme. Si përgjigje propozimeve dhe nevojave të anëtarëve u zhvilluan një varg gjithëpërfshirës depozitesh dhe prodhimesh për hua.

Që nga Shtatori i v. 2005, Kursimorja FULM krijoi sistem të brendshëm me baza të mira, me llogaritje të mirë, me raportim dhe sisteme të brendshme për kontroll financiar. Stafi i brendshëm i përkushtuar mbikëqyr çdo degë dhe zyrën qendrore në pajtim me programin e rregullt të monitorimit. Performansat financiare të Kursimores FULM si tërësi dhe të çdo dege veçanërisht, monitorohen çdo muaj përmes përpilimit të raporteve kontabiliste të detajuara të menaxhimit dhe financave. Gjithashtu menaxhmenti dhe stafi i Kursimores është trajnuar të përdor sistemin e njohur ndërkombëtar të indikatorëve për performansa kyçe, që është zhvilluar posaçërisht për unionet kreditore dhe institucionet tjera kursimtare nga WOCCU që është e njohur me akronimin PEARLS.

Deri në 30 Shtator të vitit 2005 statusi i konsoliduar financiar i Kursimores shfaqi neto fitim diçka mbi 3 milion dollarë amerikan. Dosja e kredive të dhëna është vlerësuar në 2.860.000 dollarë amerikan, shuma e kursimeve të anëtarëve 1,809,000 dollarë amerikan dhe kapitali i ndarë i tyre 166,246 dollarë amerikan. Kursimorja vazhdimisht ka raportuar për neto përfitimet që nga Marsi i vitit 2001. Këshilli botëror i Unionit të kredive si pjesë e programit të tij Njerëzit për njerëzit ka filluar partneritetin midis Lidhjes së Unioneve kreditore të Miçiganit dhe Kursimores FULM. Partneriteti Njerëzit për njerëzit do të sigurojë përkrahje të vazhduar për Kursimoren FULM përmes Lidhjes së Unioneve kreditore të Miçiganit në sferat e ndihmës teknike, mentorimit të unioneve të kredive, edukimit dhe trajnimit.

Lexoni më shumë

Kalkulator për kredi

Kalkulator për depozita

Anketa

Derisa jeni të interesuar për punë praktike në Kursimoren FULM, dërgoni CV tuaj në info@fulm.com.mk

KURSIMORJA FULM info@fulm.com.mk

E autorizuar nga 18/08/2017