mk

en

sq

 

DATA: 11/12/2017

KOHA: 01:11:06

Forumi i Grave Lidere te Maqedonise FULM

 

 

Forumi i Grave Lidere të Maqedonisë FULM pjesë
e një rrjeti global të grave lidere
Lidh, frymëzon, nxit

Lidhja e grave, frymëzimi që gratë lidere e japin në komunitetet e tyre dhe në këtë mënyrë nxisin dhe inkurajojnë gratë në vendin tonë dhe në mbarë botën për të marrë iniciativën për të përmirësuar jetën e tyre për progres dhe përparim të anëtarëve të familjes së tyre dhe përparimin e komuniteteve të tyre lokale, janë thelbi i ekzistencës së Forumit të grave Lidere të FULM Maqedonisë si pjesë e një rrjeti global të grave lidere GWLN (www.cuwomen.org) dhe të Këshillit Botëror të unioneve të kreditit WOCCU (www.woccu.org).
Gratë udhëheqëse FULM Maqedoni më 22 prill 2017, vuri drejtimet themelore të lëvizjes dhe per aktivitetet e ardhshme të Forumit të Dytë të Grave Lidere të FULM Maqedoni, të mbajtur në Shkup h.Kontinental. Ngjarja ishte jashtëzakonisht ispirative dhe e veçantë, vecanerisht pasi në të njëjtën ditë u shënua 20 vjetori i themelimit të SHQ FULM.

Rrjeti global i grave lidere lidh gratë nga unionet e kreditit në të gjithë botën dhe lejon zhvillimin profesional dhe personal me anë të platformave arsimore elektronike apo personale. Rrjeti ofron perspektiva ndërkombëtare në interes të përbashkët me të cilat përballemi në të gjithë botën. Duke përfshirë në forum bashkëveprues edhe profesionistë të tjerë , gratë mund të kene qasje në burime të pakufizuar, si dhe të mësojnë nga përvojat e të tjerëve.
Misioni i Rrjetit global,në këtë mënyre dhe i këtij FORUMI është që të inkurajojë gratë për të bërë ndryshime të rëndësishëm në jetën e tyre, në jetën e anëtarëve të komunitetit të tyre të kreditit dhe në komunitetin e tyre duke ofruar mundësi dhe mjete për të. Këshilli Botëror i unioneve të kreditit shërben si rrjet që lidh gratë nga unionet e kreditit në të gjithë botën. Që nga fillimi i tij në vitin 2009, më shumë se 1000 gra nga 67 vende janë bashkuar me rrjetin.

Forumi i grave-udhëheqësve - FULM Maqedoni është organizuar nga Shoqata Qytetare FULM (www.zgfulm.org.mk) dhe mbështetur nga Këshilli Botëror te unioneve te kreditit (www.woccu.org) dhe Rrjetit Global të Grave Lidere GWLN (www. cuwomen.org), shërbimi publik i unioneve te kreditit PSCU (www.pscu.com) dhe Mitchell Stankovic & Associates (www.mitchellstankovic.com)

Kalkulator për kredi

Kalkulator për depozita

Anketa

Derisa jeni të interesuar për punë praktike në Kursimoren FULM, dërgoni CV tuaj në info@fulm.com.mk

KURSIMORJA FULM info@fulm.com.mk

E autorizuar nga 04/12/2017