Banka Popullore informon publikun se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet financiare për të cilat është organi rregullator dhe mbikëqyrës kompetent (bankat, kursimoret,këmbimoret dhe personat juridikë që ofrojnë shërbime të shpejta të transferimit të parave).Këto institucione vazhdojnë të operojnë dhe kryejnë funksionet e tyre kryesore, duke i bërë shërbimet e tyre në dispozicion të qytetarëve dhe personave juridikë.
Për qëllimin e realizimit papengesa të shërbimeve financiare në banka, këmbimore dhe shërbime të tjera financiare, ne nxisim qytetarët dhe personat juridikë që të ndjekin informacionin që këto institucione financiare publikojnë përmes burimeve të tyre zyrtare të komunikimit.
Burim